Pas 10-ditësh sulme, forcat izraelite tërhiqen nga qyteti Jenin i Bregut Perëndimor

Pas 10-ditësh sulme, forcat izraelite tërhiqen nga qyteti Jenin i Bregut Perëndimor

Forcat izraelite janë tërhequr nga qyteti i pushtuar i Bregut Perëndimor të Jeninit, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa, pas një bastisjeje 10-ditore në të cilën u vranë 21 persona sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Një dëshmitar tha për Reuters se forcat izraelite kanë lanë pas dëme të mëdha në infrastrukturë.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme palestineze akuzoi Izraelin se ka shkaktuar në Bregun Perëndimor të pushtuar shkatërrimin e tij brutal në Rripin e Gazës, siç dëshmohet nga situata në qytetet Jenin dhe Tulkarm dhe kampet e refugjatëve atje.

Sulmet izraelite gjetkë në Bregun Perëndimor vazhduan, raportoi Al Jazeera, duke përfshirë në fshatin Husan, në perëndim të Betlehemit, ku një vajzë 20-vjeçe u plagos nga copëzat e armëve izraelite ndërsa u përpoq të mbyllte një dritare.

Forcat izraelite bastisën gjithashtu fshatin Beit Tamar, në lindje të Betlehemit dhe kampin e refugjatëve Balata, në lindje të Nablusit, ku një palestinez 30-vjeçar u plagos.

Kolonët izraelitë të mbështetur nga ushtarë ndërkohë sulmuan fshatrat palestineze Khader Kayed Bani Odeh dhe Khader Shahada Bani Odeh në luginën veriore të Jordanisë.

Të paktën 39 palestinezë janë vrarë dhe 140 janë plagosur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë operacionit 10-ditor të Izraelit, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, më i madhi që është zhvilluar në zonë që nga viti 2002.

Shumica e të vdekurve kanë qenë luftëtarë të armatosur, por disa civilë të pa përfshirë gjithashtu janë vrarë, duke përfshirë një vajzë 16-vjeçare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy