Axhami: Ky vend nuk po i mban njerëzit, po i përzë jashtë

Axhami: Ky vend nuk po i mban njerëzit, po i përzë jashtë

Mirdaim Axhami, ekspert ekonomie, thotë se mungesa e mbështetjes nga qeveria ka sjellë humbjen e shpresës dhe largimin e qytetarëve jashtë vendit. Në studion e MCN Economy, Axhami solli shembullin e të afërmve të larguar nga Shqipëria.

Nga viti i kaluar në vitin aktual, pavarësisht se kemi përmirësim, ajo që vihet re është se treguesi me rezultatin më të ulët është gjetja e stafit të kualifikuar lokal.

Kur është një zonjë 30 vjeçe që punon në një fondacion të huaj, erdhi sot dhe mori programin e lëndëve që ka bërë shkollën sepse po ikte në Gjermani.

Një çift inxhinierësh që punojnë në dy kompani të mira janë gati të shkojnë të punojnë në një KFC në Gjermani, është mungesë shprese.

Nga 19 nipa dhe mbesa që kam, 12 prej tyre kanë ikur në Angli. Ky vend nuk po i mban, ky vend po i përzë. Është fenomen alert. Por ky element shkakton në të gjitha industritë ndikimin e vet. Kemi rënie të konsumit. Rënia e konsumit çon në rënie investimesh. Të gjitha shkojnë në kah negativ. Ka fenomene që kanë prekur të gjitha vendet e tjera. Ne krahasohemi me vendet e BP. Një element është rritja e kostos së biznesit. Nëse të shtrenjtohet lënda e parë, të duhet më shumë para për të pasur mall stok. Është rritur kostoja e kredisë. Të gjitha efektet zinxhir negative rëndojnë.

Tani ne po krahasohemi me treguesit e Kosovës. Me një buxhet sa gjysma e Shqipërisë, Kosova ka shpërndarë paketa më të mëdha. Ne shohim se biznesi mbyll qepenin. Kjo ndodh se nuk klientë që t’ blejnë produktin. Të gjithë këta elementë i identifikoj si elementët kryesorë që njerëzit të marrin rrugën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy