
Bombardimi i fundit i Rusisë kundrejt rajonit të Donteskut ka lënë pas 5 të vdekur dhe 13 të plagosur.
Lajmin e raporton Kyiv Independent duke cituar guvernatorin e rajonit të Donjeckut, Pavlo Kyrylenko.
Ndërkohë edhe kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, raportoi se një bombë u hodh në lagjen Slobidsky të Kharkiv rreth orës 3:00 të mëngjesit të 30 korrikut.
Sulmi i ka vënë flakën një ndërtese shkolle.
Për momentin nuk është dhënë asnjë informacion për viktimat.



