Veliaj në Kushtetuese/ Alimehmeti: Burgosja politike, akuzë për Edi Ramën

Veliaj në Kushtetuese/ Alimehmeti: Burgosja politike, akuzë për Edi Ramën

Anëtari i Këshillit Bashkiak demokrat në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, thotë se deklarata e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese se është i burgosur politik, e cilëson akuzë direkte për Edi Ramën.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se për çdo qytetar të Shqipërisë duhet zbatuar ligji dhe Kushtetuta, por shprehet se edhe Veliaj duhet të kishte zbatuar ligjin dhe Kushtetutën më përpara.

 

Ndër të tjera shtoi se Edi Rama, mandatin nuk po e bën për qeverisjen e vendit, por për zhvatjen e vendit.

 

Erion Veliaj është aty ku është për gjërat që ka bërë vetë. Po flasim për një person që për një dekadë i ka zhvatur bashkisë Tiranë paratë publike dhe ka kthyer vetëm fjalë. Deklarata për i burgosur politik, është mendim i tij. 

 

Nëse mendon kështu le të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, të tregojë ato që di dhe të ecë përpara. Nëse flet për përndjekje politike, pushtetet i ka qeveria, atëherë e ka me Edi Ramën. E bën përndjekjen politike të pretenduar, por këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama.

 

 Këtë e zgjidh vetëm të qenit bashkëpunëtor i drejtësisë. Këto janë fjalë boshe që vazhdojnë telenovelën Veliaj. Ne e kemi thënë më parë që fundi politik i tij ka qenë i shkruar. Por paratë tona vazhdojnë vidhen se ka mbi 9 muaj Veliaj në burg dhe inceneratori vazhdon merr para. 

 

Duhet të bllokojmë hemorragjinë e parave dhe këto para ti kthejmë në vepra publike. Ka menaxhuar 6.5 miliardë euro në Bashkinë Tiranë, çfarë vepre të madhe bëri Veliaj? Vendosi shkolla dhe çerdhe aty ku nuk kishte? A solli ujin e pijshëm? Çfarë solli gjëra të mëdha? 

 

Në cilëndo datë bëhen zgjedhjet patjetër Partia Demokratike do mbështesë Florian Binaj dhe po punon për këtë. Kryetarin e bashkisë e ka në burg, shumë kryetarë bashkie i ka në burg apo në ndjekje, por edhe ministra dhe ish-ministra. 

 

Kryeministri tashmë duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Është minimumi ose i paaftë ose bashkëpunëtor. Mandatin nuk po e bën për qeverisjen e vendit, por për zhvatjen e vendit.

Në vijim shtoi se Binaj është kokë më kokë në sondazhe me kandidaten e mazhorancës për bashkinë Tiranë, duke u shprehur optimist për avantazhin e tij, pasi tha se zgjedhja bëhet mes njerëzve të ndershëm dhe atyre që kanë probleme me SPAK. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy