Protesta në Lushnjë, procedim penal për Arben Ristanin dhe Liljana Elmazin

Protesta në Lushnjë, procedim penal për Arben Ristanin dhe Liljana Elmazin

Deputetët demokratë Arben Ristani dhe Liljana Elmazi janë proceduar penalisht nga policia e Lushnjës me akuzën e organizimit të protestës së paligjshme.  Krahas emrave të dy deputetëve, policia e Lushnjës ka dërguar në prokurori materialet edhe për4 kryetarë të PD-së në rrethe, një kryebashkiak dhe një ish-deputet.

Njoftimi i policisë

Më datën 24.04.2017, Partia Demokratike zhvilloi një protestë publike e cila u shoqërua me bllokimin e rrugës nacionale Lushnje-Rrugozhinë.

Në këtë tubim nga shërbimet hetimore policore janë identifikuar si drejtues dhe organizatorë:

-Arben Ristani

– Myslim Murrizi

– Liljana Elmazi

– Roland Bejko

– Lefter Maliqi

– Luan Baçi

– Agron Kapllani

– Moisi Meminaj, ku ndër të tjera janë fotografuar dhe filmuar nga shërbimet përkatëse.

Gjithashtu janë identifikuar si pjesmarrës aktiv në këtë tubim 117 persona të cilët pjesa më e madhe janë banorë të Rrethit Lushnje, Divjakë, Rrethit Berat, Rrethit Fier, Rrethit Mallkastër etj.

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe oficerëve të Komisariatit të Policisë Lushnje është kqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku është zhvillur tubimi.

Janë kqyrur, marrë dhe sekuestruar 3 (tre) DV, me pamje filmike dhe fotografi të tubimit të lartpërmendur, me qëllim indetifikimin e organizatorëve dhe pjesmarrësve të tjerë në këtë tubim.

U kryen të gjitha veprimet e para hetimore – proceduriale dhe materialet i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, në ngarkim të shtetasve Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani, Moisi Meminaj, dhe personat e sipërpërmendur pjesëmarrës në tubim për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme “, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, parashikuar nga Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy