738 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 brenda 24 orëve në Spanjë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 3 mijë e 434.
Kjo shifër ka tejkaluar edhe numrin e vdekjeve në Kinë, e cila shënon 3 mijë e 281 viktima si pasojë e koronavirusit.
Spanja, deri tani konfirmon 47 mijë e 610 persona të infektuar.
Ministrja e Jashtme, Arancha Gonzalez, sot, i bëri thirrje Bashkimit Europian që të ketë një përgjigje të përbashkët financiare në luftën kundër Covid-19.
''BE, duhet të sigurojë një përgjigje fiskale të përbashkët "gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme" ndaj krizës së koronavirusit për të bindur tregjet dhe për të zvogëluar paqëndrueshmërinë'', tha Gonzalez.
Thirrja e Spanjës vjen për të stabilizuar tregjet dhe për të reduktuar paqëndrueshmërinë ekonomike.
Kryeminsitri i Spanjës Pedro Sanchez, si pasojë e gjendjes nga Covid-19, ka shtyrë afatin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për 15 ditë./El Mundo/



