Për më shumë se një orë mbështetës të Partisë Demokratike, me ta dhe ish deputetë demokratë u vendosën në urën e Bahçallëkut për të bllokuar hyrjen e kryeministrit Rama në Shkodër.
Kreu i qeverisë kishte planifikuar një sërëdisa takimesh në kuadër të turit "Bashkia që duam" dhe pritet që të bëjë publik në një nga takimet edhe emrin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër.
Por ndërkohë që opozita po mbante të bllokuar hyrjen e Shkodrës, duke djegur disa goma dhe duke ndaluar lëvizjen e makinave, mësohet se kryeministri kishte hyrë në Shkodër përmes një rruge të dytë, asaj nga Vau Dejës dhe ka vijuar rrugën drejt Bashkisë së Malësisë së Madhe ku dhe i ka takimet e para.
E teksa Rama shfrytëzoi momentin kur forcat e ndërhyrjes së shpejtë kishin “neutralizuar” protestuesit, kryeministri i ka shkruar këtë mesazh në rrjetin social
“Rrugës për Malësi të Madhe, Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër”, shkruan Rama në Twitter.



