Irani ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama për sulme hibride ndaj Shqipërisë. Sipas Teheranit, Rama po kërkon të zhvendosë vëmendjen nga kërkesa qytetare për llogaridhënie. Nga foltorja e improvizuar përpara kryeministrisë prej më shumë se një jave, qytetarët apelojnë për transparencë, ndërsa kërkojnë të dinë se çfarë do ndërtohet në zonën e Zvërnecit si dhe procedurat e ndjekura për studimet mjedisore dhe çështjet e pronësisë.



