Të mbledhur në grumbuj dhe duke u përqafuar, Australia kërcënon turistët britanik me dëbim

Të mbledhur në grumbuj dhe duke u përqafuar, Australia kërcënon turistët britanik me dëbim

Ministri Australian i Imigracionit ka paralajmëruar se turistët e ardhur për Krishtlindje dhe Vitin e Ri mund të dëbohen për shkak te skenave të fundit që bvënë në plazhet e vendit dhe konkretisht në Sidney.

Kjo pasi vizitorët thyen rregullat e COVID-it duke ndenjur në grupe të mëdha dhe duke u përqafuar. Këto skena ndodhën në ditën e Krishtlindjes, ndërsa sipas BBC shumica e turistëve ishte nga Britania.

Për shkak të kësaj situate Sidney po lufton për të mbajtur në kontroll përhapjen e koronavirusit, në një kohë kur ditë më parë nuk kishte patur raste. Qytetarët që ndodhen në Sidney për shkak të kësaj situate nuk lejohen që të lëvizin në vende të tjera të Australisë.

Aktualisht janë identifikuar 129 raste të reja me koronavirus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy