Dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët/ Zhabina: Ligji nuk është i qartë dhe lë hapësirë për interpretim dhe abuzim (VIDEO)

Dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët/ Zhabina: Ligji nuk është i qartë dhe lë hapësirë për interpretim dhe abuzim (VIDEO)

Me 85 vota pro dhe 9 kundër, Kuvendi miratoi dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, në përputhje me udhëzimet e Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit. Ligji parashikon gjithashtu masa mbrojtëse për sigurinë e gazetarëve, duke sanksionuar penalitet për kërcënimet apo dhunën ndaj tyre për shkak të ushtrimit të profesionit.

Lidhur me këtë vendim, gazetari Xhevahir Zhabina, në një analizë për “MCN Live”, shprehet se ligji, megjithëse në parim pozitiv, nuk është i përcaktuar qartë dhe lë hapësirë për interpretime dhe abuzime.

Zbatimi i ligjit do të varet nga interpretimi i gjykatave, pasi mbetet e paqartë se çfarë konsiderohet material gazetaresk dhe çfarë jo. 

Është e vështirë të përcaktosh kufirin mes një materiali gazetaresk dhe një fushate të qëllimshme. 

Gazetari Zhabina solli si shembull një rast të mëparshëm te Erion Veliaj, ku sipas tij u faktua se nga ambientet e paraburgimit ishte zhvilluar një fushatë presioni dhe sulmesh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke u përdorur media nën kontroll. 

Në raste të tilla, ngrihet pyetja nëse kemi të bëjmë me shpifje apo me përdorim të qëllimshëm të mediave për të deformuar faktet.

Kur një hetim i Prokurorisë vërteton se një media është përdorur për të përhapur fakte që nuk qëndrojnë, lind dilema se si do të zgjidhet kjo çështje nën këtë ligj të ri. 

Mungesa e qartësisë ligjore krijon terren për interpretime të ndryshme dhe për abuzim, ndërsa debati politik rreth këtij vendimi mbetet i fortë. 

Nga njëra anë, mazhoranca argumenton se gazetarët nuk duhet të ndiqen penalisht për shpifje, ndërsa nga ana tjetër opozita ka kërkuar dekriminalizimin e shpifjes që në fazën fillestare të debatit që në gjenezë.

Sipas Zhabinës, pa një përcaktim të saktë ligjor, rreziku është që ligji të përdoret në mënyra të ndryshme, duke cenuar si lirinë e medias, ashtu edhe parimin e drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy