Burg për çiftit korrier të drogës

Burg për çiftit korrier të drogës

Gjykata për Krimet e Rënda ka lënë në burg Laureta Lamën dhe Bashkim Hasanin, të cilët u arrestuan 3 ditë më parë në tragetin e Linjës Durrës-Bari me 2,3 kilogramë heroinë. 38-vjeçarja Lama ka mohuar përfshirjen e saj në këtë trafik duke i thënë gjykatës se nuk e dinte se çarë kishte futur ne dhomë Hasani. Sipas saj ajo ishte nisur tek një afërm në Itali sëbashku me dy fëmijët.

Me ta do të udhëtonte edhe 67-vjeçari. Ndërkohë për Erlin Çaushin është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në mungesë pasi lënda narkotike dyshohej se po trafikohej për llogari të tij. Policia e gjeti drogën në dhomën e tragetit e ndarë në disa pako. Policia për këtë rast prangosi punonjësin e policisë Agim Shaba me detyrë ndihmës kontrollor që lejoi kalimin e çiftit megjithëse kishte informacion se ata mund të trafikonin sende të paligjshme tv klan. Destinacioni i saj ishte Bolonja. Ndërkohë prokuroria dyshon se pjesë e këtij rrjeti janë edhe të tjerë persona dhe po bashkëpunohet me autoritet italiane për të identifikuar pritësin e heroinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy