Gjykata e krimeve të rënda ka lënë në burg Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin mbi të cilët rëndojnë akuzat për shtrëngim për përfitim pasurie dhe gjobvenie ndaj disa biznesmenëve. Ndërsa sipas avokatit të tyre ata nuk i kanë pranuar akuzat.
Seanca e sotme u zhvillua pa praninë e mediave ndërsa në përfundim të sajë ata u dërguan nën masa të shumta sigurie në burgun 302.



