Celibashi thirrje partive politike: 3 marsi, afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore

Celibashi thirrje partive politike: 3 marsi, afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore

Të hënën, më 3 mars, përfundon afati për paraqitjen e kërkesës për regjistrimin si koalicion zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje përmes rrjeteve sociale që partitë politike të depozitojnë kërkesën për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Celibashi theksoi se partitë duhet të depozitojnë kërkesën për regjistrimin si koalicion zgjedhor, jo më vonë se data 3 mars.

Partitë politike që dëshirojnë të marrin pjesë në Zgjedhjet për Kuvend 11 maj 2025 duhet të depozitojnë kërkesën në KQZ për t’u regjistruar si koalicion zgjedhor, jo më vonë se data 3 mars 2025.

Sipas KQZ, deri tani nuk është depozituar asnjë kërkesë për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

Për momentin, janë regjistruar 51 subjekte zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy