Noizy fushatë për Veliajn, Rama: Duke mbjellë pemë sensibilizon ndjekësit e tij

Noizy fushatë për Veliajn, Rama: Duke mbjellë pemë sensibilizon ndjekësit e tij

Lidhur me fushatat e artistëve shqiptarë krahë kandidatit për kryetar të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, kryeministri Edi Rama tha se Noizy, Rita Ora dhe Ermal Meta e shprehin mbështetjen e tyre sepse besojnë te kandidati i PS dhe jo për para.

Pse i lidh këto të dyja bashkë, që i jep lek atij. Bashkia e Tiranës jep fonde për të bërë një koncert. Ky që bënë këtë koncertin, është marangoz apo është këngëtarë. Në atë koncert ai mbush sheshin si askush tjetër dhe tani ky pse nuk i meriton ai si në gjithë planetin.

Ai është një këngëtarë, paguhet nga bashkia të bëjë një koncert dhe ndërkohë vjen të mbjellë një pemë, ku është problem këtu. Duke thirrur Noizy për të mbjellë pemë ai sensibilizon ndjekësit e tij.

A nuk ju vjen zor që në këtë bisedë fusni dy njerëz që janë krenari kombëtare mor zotëri. Si mund të dyshoni që Ermal Meta dhe Rita Ora e bëjnë këtë gjë sepse besojnë. Si thoni ju Rita Ora e bënë për lekë? Ermal Meta e bënë për lekë?

Rita Ora ka financuar pas tërmetit, Dua Lipa gjithashtu. Pse nuk mendon ti që këta njerëz e duan këtë njeri dhe e besojnë.

Problemi është se ju çdo gjë e lidhni me paranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy