Trump: Presidenti ka autoritetin për heqjen e masave kufizuese

Trump: Presidenti ka autoritetin për heqjen e masave kufizuese

Presidenti Donald Trump deklaroi se ka autoritetin për lehtësimin e masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit dhe rihapjen e ekonomisë.

Por guvernatorë nga të dyja partitë u përgjigjën me shpejtësi, duke thënë se përgjegjësia e tyre kryesore kushtetuese është siguria publike në shtetet e tyre dhe se ata do të vendosnin se kur do të jetë e sigurt heqja e kufizimve dhe rikthimi normal i operacioneve.

Udhëheqësit demokratë në shtetet verilindore dhe ato perëndimore të vendit njoftuan një paktë të veçant shtetëror për të koordinuar përpjekjet e tyre për të mos lehtësuar kufizimet ose rihapur bizneset, ndërkohë që Presidenti Trump pretendoi se kjo ishte në kompetencën e tij.

"Kur dikush është president i Shteteve të Bashkuara, autoriteti është total," tha Trump në konferencën e shtypit për koronavirusin në Shtëpisë e Bardhë. "Guvernatorët e dinë këtë."

Por ai nuk ofroi asnjë të dhënë specifike në lidhje me burimin e autoritetit të tij ose planin e tij për të rihapur ekonominë.

I shqetësur nga pasojat e krizës së shëndetit publik dhe asaj ekonomike, Presidenti Trump ka mbështetur rekomandimet federale për distancimin shoqëror që skadojnë në fund të muajit.

Por guvernatorët dhe drejtuesit lokalë kanë qenë ata që kanë vënë kufizime të detyrueshme, përfshirë mbylljen e shkollave dhe mbylljen e bizneseve jo thelbësore.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se ai së shpejti do të vendosë nëse do të rihapë ekonominë Shtetet e Bashkuara pasi ekspertët e shëndetit shprehen optimizëm se më e keqja e pandemisë së koronavirusit në vend së shpejti mund të kalojë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shndërruar në epiqendrën globale të koronavirusit, duke regjistruar 682 mijë e 619 persona të infektuar dhe 23 mijë e 608 viktima si pasojë e virusit Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy