Mbyll punimet Klik Ekspo Group, Lula: Panair shumë i suksesshëm. Kërkesë rimbursimi i TVSH për kompanitë (VIDEO)

Mbyll punimet Klik Ekspo Group, Lula: Panair shumë i suksesshëm. Kërkesë rimbursimi i TVSH për kompanitë (VIDEO)

Mbylli sot punimet panairi Klik Ekspo Group në edicionin e 30-të të tij ku MCN TV është partner mediatik dhe e ka ndjekur ditë pas dite dhe orë çdo konferencë, start up dhe çdo gjë tjetër.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, konsulentja e jashtme e Klik Ekspo Group Agimarta Lula tha se rezultoi një panair shumë i suksesshëm.

Lidhur me konkluzionet e nxjerra, ajo nënvizoi një kërkesë shumë të rëndësishme rimbursimin e TVSH-së për kompanitë pjesëmarrëse në Klik Ekspo Group apo panairet ndërkombëtare pasi deklaroi se janë kompani që vijnë nga jashtë shtetit dhe paguajnë TVSH-në në shtetet e tyre dhe pretendimi është që të mund të rimbursohen.

Jemi shumë të emocionuar nga rezultatet dhe konkluzionet e panairit te 30-të të Klik Ekspo Group.

Një epitet që i përket Klik Ekspo Group është farkëtar i gjithëpushtetshëm i risisë.

Ky epitet qëndron për të gjithë aktivitetet që qëndrojnë brenda këtij aktiviteti madhështor kishim start up, punonjësit, bizneset e para që vijnë përmes të rinjve me ide inovative.

Turizmi, work shop-e, konferenca në promovim të turizmit shqiptar, një nga pikat më nevralgjike të Shqipërisë dhe zhvillimit ekonomik që kemi sot për sot për tu mburrur me Shqipërinë, nga Veriu në Jug. Projekte të rinjsh etj.

Mbeten sfida që duhet të rregullohen dhe përmirësohen më shumë në të ardhmen në hapat që na orienton Europa.

Kjo është shumë e rëndësishme si për ne dhe të gjithë.

Sa për konkluzionet që nxorëm një kërkesë shumë e madhe që mbetet është rimbursimi i TVSH-së në kompanitë pjesëmarrëse në Klik Ekspo Group apo panairet ndërkombëtare se janë kompani që vijnë nga jashtë shtetit, paguajnë TVSH në shtetet e tyre dhe pretendimi është që të mund të rimbursohen.

Kishim gjithashtu dhe konferenca të organizuara nga arkitektë të huaj që sollën kontrata të përmbushura të mbyllura me studio arkitekturore shqiptare, që është shumë e madhe dhe domethënëse për ne se tregon se edhe studiot shqiptare nuk mbeten pas nga ato ndërkombëtare.

Ne jemi shumë të kënaqur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy