Seanca maratonë/ Bie ligji i mbetjeve, PS shkurton me 74 vota stafin e vetingut

Seanca maratonë/ Bie ligji i mbetjeve, PS shkurton me 74 vota stafin e vetingut

Pas 17 orësh debate, seanca e së enjtes ka përfunduar me votimin e një sërë projektvendimesh.

Në orën 02:15 minuta, pas mesnate, socialistët votuan me 74 vota pro për të shkurtuar me rreth 70 punonjës stafin e komisioneve të vettingut. Ndërsa PD dhe LSI, pasi u rrëzuan propozimet e tyre, nuk morën pjesë në votimin e variantit të maxhorancës.

Po ashtu, Kuvendi pranoi dekretin e ish-presidentit Nishani për kthimin  e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, ky ligj u votua pro nga deputetët e opozitës, ndërsa nga ata të PS-së u abstenua.

Me 73 vota pro u votua akti normativ i qeverisë për ndryshimet e buxhetit të vitit 2017.

Gjithashtu me 127 vota pro u miratua edhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të bashkëpunimit me shtete si Britania e Madhe, Suedia dhe Gjermania.

VOTIMI

Akti normativ nr. 2, datë 16.8.2017 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017”

Votimi: 73 pro, 54 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Evropiane për Ekstradimin, të vitit 1957”

Votimi: 127 pro, 0 kundër, 0 abstenim

 

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2016, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçencës energjetike, faza II”

Votimi: 127 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë, për programin “Forcimi i Policimit të Komunitetit në Shqipëri” (2017-2020)

Votimi: 126 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”

(Propozimi i PD) 52 pro, 73 kundër

(Propozimi i LSI) 53 pro, 74 kundër

Votimi (varianti i PS): 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit””

(Propozimi i PD) 53 pro, 74 kundër

Votimi (varianti i PS): 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionerit Publik””

(Propozimi i PD) 53 pro, 74 kundër

(Propozimi i LSI) 53 pro, 74 kundër

Votimi (varianti i PS): 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 “Për kthimin e ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar

Votimi: 54 pro, 0 kundër, 72 abstenim

Dekret nr. 7969, datë 18.10.2016, “Për kthimin e ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar”

Votimi: 64 pro, 1 kundër, 71 abstenim

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy