
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka nisur vizitën dyditore në Maqedoninë e Veriut. Axhenda e takimeve nisi me një pritje solemne në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Stoltenberg përgëzoi Shkupin për sukseset e arritura në rrugën e integrimit euroatlantik. Ai siguroi edhe një herë vendin se NATO e mirëpret anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat e saj.
“Aleanca jonë kujdeset për sigurinë e njerëzve, por edhe për respektimin e vlerave tona – lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Në vitin 1949, ministrat e jashtëm të dymbëdhjetë vendeve nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit. Së shpejti, kur të përfundojë procesi i aderimit tuaj, me padurim do ta mirëpres Maqedoninë e Veriut si anëtare të tridhjetë në Aleancën tonë, ta shoh flamurin tuaj fluturuar në selinë tonë në Bruksel, si dhe në misionet dhe operacionet tona në të gjithë botën”, tha ai.
Qëndrimi dyditor i Stoltenberg në Shkup pason një vizitë disaorëshe që ai pati në Tiranë dje, ku u takua me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.



