Dy muaj përpara se Ministria e Financave t'i lëvronte 48 milionë lekë Ilir Thanës si këst i parë për aferën 1.2 milionë euro, Arlind Gjokutaj, sekretari përgjithshëm i kësaj ministrie, i arrestuar, rezulton se ka pasur dijeni dhe i ka kthyer përgjigje Thanës se praktika është e përfunduar që në 2015. Në shtator, ai merr një tjetër shkresë nga vartësit e tij, dhe në tetor në kundërshtim me ligjin kalohen paratë tek kreditori i kompensuar njëherë nga shteti.



