TikTok ndalohet në celularët dhe kompjuterët e punonjësve të administratës së qytetit të New Yorkut.
Kryebashkiaku i Big Apple, Eric Adams ka vendosur ndalimin pas rreziqeve të sigurisë kibernetike të paraqitura nga aplikacioni në pronësi kineze.
Më shumë se 30 shtete amerikane kanë ndaluar tashmë punonjësit e tyre që të përdorin TikTok në pajisjet elektronike qeveritare.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ndaloi përdorimin e TikTok në pajisjet qeveritare në muajin dhjetor.



