OSBE mirëpret ndryshimet në Ligjin për Mediet Audiovizive: Rrisin transparencën mbi pronësinë mediatike

OSBE mirëpret ndryshimet në Ligjin për Mediet Audiovizive: Rrisin transparencën mbi pronësinë mediatike

Prezenca e OSBE-ODIHR në Shqipëri mirëpret miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediet Audiovizive, veçanërisht futjen e nenit 33/1 mbi transparencën e pronësisë së medieve.

Sipas OSBE-së, këto ndryshime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës së pronësisë mediatike dhe forcimit të llogaridhënies në sektorin audioviziv.

Sipas tyre, krijimi i një databaze kombëtare për pronësinë mediatike, rritja e kërkesave për transparencë dhe përputhja me ligjin për pronarët përfitues e afrojnë legjislacionin shqiptar me standardet evropiane.

REAGIMI

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediat Audiovizive, në veçanti futjen e nenit 33/1 mbi transparencën e pronësisë së mediave.

Këto ndryshime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të transparencës së pronësisë mediatike dhe forcimit të llogaridhënies në sektorin audioviziv.

Vërejmë me kënaqësi se këto ndryshime reflektojnë rekomandime kyçe të Prezencës së OSBE-së, të zhvilluara në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer me Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Krijimi i databaze kombëtare për pronësinë mediatike, rritja e kërkesave për transparencë dhe përputhja me ligjin për pronarët përfitues e afrojnë legjislacionin shqiptar me standardet evropiane.

Prezenca nxit përpjekje të vazhdueshme për të siguruar transparencë dhe zbatim efektiv dhe mbetet e gatshme të mbështesë këto nisma.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy