Cilat janë qytetet me ajrin më të ndotur në Europë

Cilat janë qytetet me ajrin më të ndotur në Europë

Në një studim të kompanisë Airly ka rezultuar se ndotja e ajrit është më e lartë në qytetet e Ballkanit dhe Europës Qendrore.

Sipas studimit Zagrebi, Bukureshti dhe Selaniku janë në krye të listës së qyteteve me përqendrimet më të larta të PM10 grimcat me diametër mikroskopik, më pak se 10 mikrometer.

Ndërkohë që qytetet me nivelet më të larta të dioksidit të karbonit janë Napoli, Krakov dhe Bukureshti. Parisi është i pesti në listë pas Athinës. Trafiku rrugor është shkaku kryesor për ndotjen më të madhe në këto qytete shkruan Euronews.

Për këtë studim, Airly përdori të dhënat nga stacionet e monitorimit publik. Studiuesit besojnë se duhen urgjentisht të merren masa për shëndetin e banorëve pasi ndotja e ajrit është ende një nga vrasësit më të mëdhenj të qenieve njerëzore sipas themeluesit dhe CEO të Airly Viktor Warchaloëski.

Një studim i fundit nga Agjencia Europiane e Mjedisit vlerëson se 307,000 njerëz kanë humbur jetën në vitin 2019 për shkak të ndotjes së ajrit në 27 shtetet anëtare të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy