Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu në prezantimin e platformës së saj në garën për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, deklaroi se që në fillimet e saj si prokurore është marrë me krimet e rënda.
Ajo tha se këto çështje e kanë përgatitur me aftësi për të menaxhuar me efikasitet situata të posaçme.
Karriera ime ka filluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe më tej gjashtë vite në Prokurorinë e Posaçme me korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e produkteve etj. Këto çështje më kanë përgatitur me aftësi të posaçme për të menaxhuar me efikasitet situata të posaçme. Përvoja 21 vjeçare si prokurore më vendos në një pozitë optimale për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme.
Çështjet më të shumta kanë lidhje me trafikun e drogës. Kam përfaqësuar në gjykim çështje të korrupsionit aktiv dhe pasiv. Përmend procedimin penal të vitit 2016, ndaj 6 të pandehurve, mes tyre një ish-gjyqtar i dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion dhe një sërë rastesh të tjera. Asnjë funksionar publik nuk qëndron mbi ligjin. Kam hetuar dhe një numër të konsiderueshëm vrasjesh. Tre nga çështjet që kam hetuar kanë marrë dënime me burg përjetë.
Duke folur për vizionin e saj, ajo tha se pavarësia në vendimmarrje do jenë prioritete për drejtimin.
Cilësia dhe shpejtësia e hetimeve janë faktorë vendimtarë në luftën kundër krimit të organizuar.
Thelbësor është organizimi i takimeve periodike me prokurorët për konsultim, motivimin dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura.
Prioritet do të ketë ndarja e qartë e përgjegjësive. Do të garantohet një ndarje e drejtë dhe e balancuar e çështjeve.
Ka çështje të mbartura dhe ne po bëjmë të pamundurën të heqim çështjet e mbartura. Duhet t’iu jepet zgjidhje, me nevojën për 40 hetuesit e rinj do ketë shtysë të rëndësishme në këtë kuadër.
E pyetur se si do të reagonte ndaj një të afërmi që mund t'i kërkojë favor, ajo deklaroi se do ndjekë procedurën ligjore.
Sa i takon marrjes në mbrojtje, pas kërcënimeve me të cilat është përballur, Musabelliu deklaroi se ka pasur një jetë shumë të kufizuar.
Që kur kam filluar tek krimet e rënda në 2004 unë kam pasur një jetë shumë të kufizuar, të vetëkufizuar në saktë. Kuptohet që ti ke të bësh me elementë kriminale dhe mund të bëhesh objekt sulmi. Secili prej prokurorëve e merr parasysh që kur futet atje nuk mund të ketë më një jetë siç e ka pasur. Unë këtë e kam marrë parasysh dhe nuk më ka bërë ndonjë përshtypje.
Kur mora vesh lajmin ishte një tronditje për mua. Në atë rast unë kisha zbatuar ligjin, më tepër problematikat kanë kaluar tek familja, ata e kishin pak problem



