Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjet

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjet

Sot besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në të gjithë botën festojnë Krishtlindjen.

Besimtarët e krishterë shënuan mbrëmjen e së shtunës Krishtlindjen, me meshën tradicionale e cila nisi në orën 23:00 dhe vijoi deri pas mesnate.

Në Tiranë mesha e Krishtlindjes u mbajt në Katedralen e Shën Palit dhe drejtohej nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.

Dodaj uroi të gjithë besimtarët e krishterë dhe theksoi se rinia shqiptare duhet të rizbulojë të ardhmen në Shqipëri.

Për të, uniteti dhe vlera për familjen tonë shqiptare duhet të mblidhen në këto festa.

Të varfrit kurrë të mos dorëzohen përballë pikëllimit që ndonjëherë ballafaqohet me jetën e tyre. Fëmija hyjnor ka një mesazh paqe në pasojat që po mbjell lufta, aty ku është krisma e armëve, akoma më shumë e qara e këtij fëmijëve na thërret për reflektim. 

Këtë mëngjes është mbajtur mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen "Ngjallja e Krishtit". Meshën e mbajti kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë.

Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë.

Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy