
Organizatat në mbrojtje të të drejtave të te rinjve janë kundër projektligjit “Për Rininë. Sipas tyre ky draft shkel kushtetutën dhe i jep më shumë kompetenca qeverisë për të ndërhyrë në forumet rinore. Ndërkohë projektligji po ashtu i jep të drejtën kryetarit apo kryetares së Bashkisë për të qenë kryetar i këshillit të forumit rinor.



