Zyrakja: Prindërit s’i çojnë fëmijët me autizëm në qendra, nga stigma. Të strukturohet sjellja dhe më pas të regjistrohen në çerdhe

Zyrakja: Prindërit s’i çojnë fëmijët me autizëm në qendra, nga stigma. Të strukturohet sjellja dhe më pas të regjistrohen në çerdhe

Koordinatorja e qendrës së autizmit në Elbasan, Iris Zyrakja, për rastin e një 5-vjeçarin me autizëm i keqtrajtuar nga edukatorja, thotë se nuk trajtohet pranë qendrës që ajo përfaqëson.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se shqetësimi është ngritur nga prindër të tjerë dhe jo nga ata të fëmijës.

Në vijim tha se prindërit shfaqin kënaqësi dhe janë të kënaqur me kopshtet që ndjekin dhe se shpesh fëmijët regjistrohen sa më shpejt pranë kopshteve, duke qenë se ndiqet një program që duhet të ndjekin edhe kopshte.

Në këtë vit bashkia Elbasan ka vendosur 30 mësues ndihmës që duhet të qëndrojnë në kopsht. Di që çdo kopsht ka një punonjës social, psikolog dhe mësues ndihmës.

Mësuesi ndihmës nuk merret vetëm me fëmijët me aftësi ndryshe, por është në ndihmë të mësueses, edukatores që mësuesi të jetë në vijueshmëri dhe pa ndërprerje.

Mësuesi ndihmës nuk duhet të rri specifikisht tek fëmija që ka nevojë. Ka shumë kohë që ka dalë ligji i gjithëpërfshirjes, ku një fëmijë me çrregullim të spektrit autik, parashikohet terapia, edukatori, shkolla dhe prindi.

Një nga hallkat është mësuesi dhe edukatori. Duke qenë se prindërit vendosin se ku do e ndjekin fëmijën, kopshtet dhe shkollat janë të detyruara që ti pranojnë.

Fëmijët në fillim duhet të ndjekin terapinë pranë qendrave të specializuara, të strukturohet sjellja dhe më pas të bëhet regjistrimi i tyre në çerdhe dhe kopshte.

Ka familje që nuk i çojnë as në shkolla as në qendra të posaçme, se nuk duan të ekspozojnë fëmijët me çrregullim por që ka.

Nuk duan që të merret vesh në shoqëri që kanë fëmijë me çrregullime. Vjen prej stigmave që ata kanë që për fëmijët e tyre të mos merret informacioni që kanë çrregullim.

Është në dorë të prindit si për qendrën, si për kopshtin dhe çerdhen për të çuar fëmijën e tyre. Ne bëjmë diagnostikimin, pastaj vendimmarrja për trajtimin i takon prindit.

Në dijeninë time nuk di të ketë bullizim të tyre. Një nga pjesët që trumbetojmë me të madhe është që këta fëmijë duan shumë dashuri.

Se ndihen shumë mirë në praninë e moshatarëve të tyre.

Vetëm dy muajt e fundit ka pasur 20 raste të reja, ku fëmijët vijnë pas qëndrimit pranë ekranit, nuk dinë të flasin gjuhën shqip, por flasin anglisht dhe italisht, siç kanë parë.

Janë të moshave të vogla që në moshën 24 muajsh, që fëmija nuk di të përgjigjet në shqip por në gjuhën angleze.

Prindërit vijnë krenarë duke thënë se fëmija di të flasë anglisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy