G7/ Kërkesat e Trumpit për ripranimin e Rusisë shkaktojnë grindje në Samitin në Biarritz

G7/ Kërkesat e Trumpit për ripranimin e Rusisë shkaktojnë grindje në Samitin në Biarritz

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është grindur me udhëheqësit e tij të G7 për kërkesën e tij që Rusia të ripranohet në grup, duke duke i kundërshtuar kërkesat e të tjerëve që grupi të mbetet bashkësi e demokracive liberale, sipas diplomatëve në samitin në Biarritz.

Diplomatët që morën pjesë në një darkë zyrtare të liderëve në Francë thanë se kjo mosmarrëveshje shkaktoi grindje mes tyre. Sipas burimeve diplomatike, presidenti Trump kërkoi me ngulm që Rusia të ftohet përsëri në G7, pesë vjet pas përjashtimit për shkak të aneksimit të Krimesë.

Nga udhëheqësit e tjerë që ishin në tavolinë, vetëm kryeministri Italia, Giuseppe Conte, i ofroi përkrahje Trumpit, ndërsa kryeministri japonez, Shinzo Abe, mbajti qëndrim neutral. Në anën tjetër, kryeministri britanik, kancelarja gjermane, kryeministri kanadez, presidenti i Këshillit Evropian dhe presidenti francez e kundërshtuan ashpër kërkesën e liderit amerikan.

“Në këtë pikë situata u tensionua. Shumica e liderëve të tjerë këmbëngulën që ky grup të jetë familje e demokracive liberale dhe për këtë arsye thanë se nuk mund të lejohet kthimi i Putinit, i cili nuk përfaqëson vlera të tilla”, tha një burim diplomatik.

Raportohet se presidenti amerikan e arsyetoi kërkesën e tij duke thënë se prania e Rusisë në këtë grup do ta lehtësonte zgjidhjen e problemeve me Iranin, Sirinë dhe Korenë Veriore, shkruan “The Guardian”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy