
Një tërmet me magnitudë 6 ballë i shkallës rihter goditi shtetin Oaxaca, në Meksikë, ku epiqendra ishte në qytetin Matias Romero, sipas institutit sizmologjik meksikan.
Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Mexico City, i cili ndodhet mbi 500 km nga Oaxaca dhe ku shumë persona të frikësuar lanë shtëpitë e tyre.
Tërmeti kishte në një thellësi prej 108 kilometrash. Agjencia e mbrojtjes civile e shtetit Oaxaca tha se ishte duke monitoruar raportimet e dëmeve.
Guvernatori i Oaxaca-s, Salomon Jara Cruz, kërkoi të ruhet qetësia përmes platformës së rrjeteve sociale X dhe tha se zyrtarët e shtetit po kontrollonin për ndikimet nga tërmeti në të gjithë shtetin.
Në shtetin fqinj të Veracruz, agjencia e mbrojtjes civile tha se tërmeti u ndje, por se nuk kishte raportime për dëme apo lëndime.



