
Luigi Di Maio, ministri i Jashtëm i Italisë, u ka rekomanduar qytetarëve të mos lëvizin jashtë vendit për shkak të situatës shqetësuese me pandeminë. Maio ka evidentuar se Italia ndodhet në një fazë të komplikuar dhe kjo nuk do të ndihmonte në parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Sakaq Maio është kujdesur të theksoi se autoritetet kanë vendosur masën kufizuese të izolimit gjatë festës së pashkëve në mënyrë që qytetarët të mos kenë mundësi për të udhëtuar.
Më tej ai shtoi se mutacionet e reja të Covid-19 kanë rezultuar shumë agresive duke prekur të gjithë Europën.



