Atentati i trefishtë në Memaliaj/ Ekzekutohet me breshëri kallashi babai i Andrea Kalemit, në gjendje të rëndë xhaxhai

Atentati i trefishtë në Memaliaj/ Ekzekutohet me breshëri kallashi babai i Andrea Kalemit, në gjendje të rëndë xhaxhai

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i trefishtë i ndodhur mbrëmëjen e 20 korrikut në Memaliaj në një lokal në lagjen nr.3, para godinës së Bashkisë.

Drupal Ad

Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit. Ai është babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtua disa atentateve, brenda e jashtë vendit.

Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2022.

Sakaq vëllezërit Kalemi, janë të afërm të Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vdekur në një atentat mafioz, ndërsa makina me të cilën lëvizte shpërtheu si pasojë e një sasie tritoli të vendosur në të. Ngjarje e ndodhur më 11 qershor 2022.

Disa muaj më vonë, në 16 dhjetor 2022 në Tiranë u ekzekutua biznesmeni nga Fieri me banim në Sarandë, Edmond Papa.

Vrasja e tij raportohet se u krye si hakmarrje për ekzekutimin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj.

Andrea Kalemi, vëllai i Zamir Kalemit ka rezultuar në dosjen hetimore të vrasjes së Edmond Papës si person i cili ishte interesuar për eleminimin e biznesmenit nga Saranda.

Të vrarë kanë mbetur kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela.

Burime bëjnë me dije po ashtu se në gjendje të rëndë është edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit.

Ai ka qenë i ulur në tavolinë bashkë me të vëllanë Shyqyri Kalemi, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy