Flet shoku i Gert Shehut: Nuk ka sjellje agresive, ana psikologjike shtysa e atij veprimi (VIDEO)

Flet shoku i Gert Shehut: Nuk ka sjellje agresive, ana psikologjike shtysa e atij veprimi (VIDEO)

Vilson Mema është personi me të cilin i riu Gert Shehu i cili sulmoi me grusht një ditë më parë Sali Berishën ka pasur kontakte të vazhdueshme në jetën e përditshme.

Përmes një interviste për mikrofonin e MCN, Mema ka bërë të ditur se Gerti ishte një person që ka interes dhe nevojë për para dhe për ti siguruar ato bënte punë të shumta deri te shpërndarja e picave.

Ai tha se Shehu është një person që nuk ka sjellje agresive, s’ka raporte të shumta me lagjen, kjo e fundit e ka distancuar, por që herë pas here kishte prirje për devijime të sjelljes së tij. Mësohet se është nëna e të riut ajo që kujdeset më shumë për 31-vjeçarin.

E njoh Gert Shehun, jetojmë në një lagje. Dje po shihja situatën, e pash dhe se mendova se do arrinte në atë lloj grade. Kontakti i fundit që kam pasur me Gertin është pak a shumë para 10 ditësh. Në lagje atë e kanë diferencuar të gjithë, nuk është agresiv, nuk bën sherre, por mbase ngaqë merret me spiunllëqe. Kishte nevojë për para, nuk ka pas mbështetje financiare. Gjesti i djeshëm mund të jetë i shtyrë dhe për këtë arsye. Prej 2 vitesh frekuentonte xhaminë, ishte punëtor dhe kërkonte vazhdimisht punë. Kishim shoqëri në lagje, për të kujdeset nëna e vet, ajo i blinte veshje dhe i jepte lekë. Nuk di nëse ka motra dhe vëllezër. Mendoj se ana psikologjike ka qenë shtysa e atij veprimi. Nga bisedat e mia me Gertin di se ai punonte si shpërndarës picash me motor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy