Operacioni për arrestimin e kryeprokurorit të Vlorës, nën hetim 12 persona/ Ish-oficerja e BKH jashtë vendit (VIDEO)

Operacioni për arrestimin e kryeprokurorit të Vlorës, nën hetim 12 persona/ Ish-oficerja e BKH jashtë vendit (VIDEO)

Janë 12 persona nën hetim në kuadër të operacionit të SPAK gjatë të cilit u vu në pranga kreu i prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka dhe tre persona të tjerë.

Gazetari Arsen Rusta, raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se të dyshuarit janë arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesin e sotëm nga SPAK në bashkëpunim me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe efektivët e Policisë së Shtetit.

MCN mëson se janë 12 persona nën hetim, prej të cilëve janë lëshuar katër urdhër arreste në hetimin e kurorëzuar pas çkodimit të SkyEncro, të drejtuar nga prokurori Klodian Braho.

Në prangat e policisë ka rënë kreu i prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka, Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollën e Magjistraturës dhe ish-oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe hetuese në BKH.

Po ashtu në kuadër të këtij hetimi është arrestuar biznesmeni Astrit Vladi i cili del në dosjen e “Toyota Yaris” dhe avokati Radovan Çela.

Ndaj drejtuesit të prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, rëndon akuza për veprën penale “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga çkodimi i bisedave të Sky dhe Encrochat, janë konstatuar biseda që flitej për favorizime.

Favorizimet, dyshohen se kanë të bëjnë me dosjen “Toyota Yaris”, që u sekuestruan 3.4 milionë euro, para të cilat i përkisnin Elvis Vladit, por pronësia e tyre u more përsipër nga një shtetas gjerman.

Avokati i arrestuar Radovan Çela ishte avokat i të pandehurve Elvis dhe Alfred Vladi, personave të cilët kishin 3.4 milionë eurot.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me rastin dhe akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve.

Mësohet se ish-oficerja e hetimit të krimeve, disa ditë më parë i është shmangur arrestit, pasi ka ikur jashtë vendit.

Kujtojmë se Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një muaj më parë në 28 Qershor 2024, ku u vlerësua pozitivisht, për kriterin e pasurisë dhe pastërtinë e figurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy