Rama dhe Berisha me podcast? Manjani: Se di nëse fiton apo humb pikë, kjo është sfida e tyre

Rama dhe Berisha me podcast? Manjani: Se di nëse fiton apo humb pikë, kjo është sfida e tyre

Ylli Manjani në emisionin Bilardo në MCN ka komentuar edhe për inciativën e hedhur pak ditë më parë nga kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Berisha për hapjen e podcasteve. Ai mendon se e gjithë kjo qasje është propagandë dhe se dëshira e shqipatrëve për politikë i mban të qetë politikanët.

Rama është pak më shumë kreator, se artist. Nqs do ishte Luli do e bënte të njëjtën gjë apo do flinte. Kështu që Berisha pavarësisht se i takon një brezi tjetër që titullin profesor doktor se merrje lehtë. Partia e asaj kohe mund të jepte autorizim për shtëpi, por jo për doktoraturë. Këta lider të lindur janë gjithmonë në garë për të kapur diçka. Kjo eshtë e gjithë sfida e tyre, por puna është sesa rri.

Nuk e di nëse fiton apo humb pikë me podcastin. Janë pak shumë mjete komunikimi dhe mendoj se ka një lodhje. Megjithatë e gjithë kjo është qasje propagande. Dëshira e shqiptarëve për politikën i mban politikanët të qetë. Ka shpjegim sepse përgjithësisht vjen nga shoqëritë e mbyllura, sepse kur them dëshira për politikë është dëshira për tifozllëk, jo dëshira për politika. Ndërsa ata që janë ndërmjet këtyre dy kategorive sociale, kanë ikur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy