Abazi: Ballkani i hapur, një shkëputje Kosovë-Shqipëri në përvjetorin e Konferencës së Ambasadorëve  

Abazi: Ballkani i hapur, një shkëputje Kosovë-Shqipëri në përvjetorin e Konferencës së Ambasadorëve  

Forumin “Ballkani i hapur” që u mbajt sot në Shkup, drejtuesi i Vetëvendosjes për Tiranën, Bojken Abazi, e quajti “Ballkani i shqyer”. Në studion e lajmeve në MCN TV, Abazi gjeti analogji me Konferencën e Ambasadorëve, e mbajtur si sot 108 vjet më parë në Londër. Abazi tha se 108 vjet pas shkëputjes së Kosovës nga Shqipëria, me marrëveshjet e sotme u shkëput Shqipëria nga Kosova.   

Data është shumë interesante, 108 vjet më parë Kosova u shkëput nga Shqipëria përmes një vendimi të padrejtë. Kësaj radhe jemi në një situatë neokoloniale. Në këtë rast shkëputet Shqipëria prej Kosovës dhe vendoset nën dominimin e Serbisë. Së pari në aspektin ekonomik dhe më pas edhe më atë politik.

Duke pasur parasysh faktin se Prishtina dhe Beogradi janë në procesin e dialogut, Abazi tha se marrëveshjet e nënshkruara sot janë sabotim i kthesës që ka ndërmarrë Kosova në politikën e jashtme.

Kjo ndodh në një kohë kur po zhvillohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe janë paraqitur disa kushte specifike. Kemi një kthesë në politikën e jashtme të Kosovës dhe këtë moment kryeministri Rama me marrëveshjet e sotme e sabotoi plotësisht. Ne e dimë që Vuçiç ka qenë zëdhënës në qeverinë e Millosheviçit. Kryeministri Rama na thotë të shohim nga e ardhmja, nuk ka rëndësi e kaluara. Vetëm kur vjen puna për krimet gjenocidiale të Serbisë, Rama nuk sheh nga e kaluara.

Sipas Abazit, nisma për Ballkanin e hapur e fut Shqipërinë në një treg që drejtohet nga Rusia.

Këtu nuk jemi duke folur për Ballkan të hapur, por për Ballkan të shqyer. Serbia është futur prej 2019 në marrëveshjet e unionint euroaziatik të themeluar dhe drejtuar nga Rusia. Kryeministri Rama do ta fusë Shqipërinë në një treg të përbashkët me Serbinë dhe Rusinë. Ky është një treg i shqyer. Ne po kërkojmë drejtësi. Kemi një kryeministër që po sillet si feud. Kur nuk funksionon parlamenti dhe jemi mes dy mandateve, në mënyrë tinzare shkon dhe nënshkruan këto marrëveshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy