Televizori me ngjyra nuk do të jetë kriter mohues për një familje e cila ka aplikuar për të përfituar ndihmë ekonomike.
Në Komisionin e Ekonomisë, Ministri Klosi sqaroi se të gjitha familjet e varfëra që nuk sigurojnë dot të ardhura të mjaftueshme do të kenë mundësi të marrin përkrahje sociale. Sipas Klosit projektligji i ri synon që të shmang selektivitetin e padrejtë, ndërsa shtoi se po mundohen që ndihma ekonomike të jetë në çdo rastë e plotë.



