Tensionet në Kryesinë e PD, Salianji: S’ka më anëtarë, por pretendentë për kryetarë. Opozita duhet të rikonceptohet

Tensionet në Kryesinë e PD, Salianji: S’ka më anëtarë, por pretendentë për kryetarë. Opozita duhet të rikonceptohet

“Aty nuk ka më anëtarë ka pretendentë për kryetarë partie.

Me këto fjalë deputeti demokrat Ervin Salianji komentoi tensionet në Kryesinë e Partisë Demokratike të vulës.

Në një komunikim për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit, ai deklaroi se është një situatë ku çdo demokrat duhet të reagojë me forcë, me çfarëdolloj forme.

Opozita nisur edhe nga ky rast duhet të rikonceptohet si një opozitë e re, qoftë në përmbajtje, qasje me qytetarët, imazhe të reja dhe të shkëputet njëherë e mirë nga njerëz që duan të punojnë për Edi Ramën.

Nëse nuk do ishin këto banalitete sot diskutimi do të ishte se si duhet të ribëhet opozita. Sa herë që të ketë ngjarje të tilla do marrin vëmendje, si sherret në lagje.

Por kështu ka përfunduar, si kokoshi një thelë. PD duhet të rikonceptohet, PD janë njerëzit, nuk është PD, vula dhe sigla apo një njeri që e mban peng, se në fakt e mban peng Edi Rama.

Nuk kam shkuar në asnjë mbledhje se bëj thirrje që opozita të gjejë mundësinë të ribëhet, të heqim idenë e funksioneve që kërkon gjithsecili dhe ambicieve personale dhe të jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme.

Opozita duhet të ribëhet mbase në forma të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy