Janë regjistruar 656 raste të reja pozitive me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 2.174 testime të kryera së fundmi kanë rezultuar 656 persona të infektuar, ndërkohë numri i vdekjeve raportohet 10.
Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 321 të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm 17.352 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografikisht e infektimeve vijon si më poshtë:
131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.
COVID-19 – Statistika (26 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 656
Të shëruar ne 24 orë 321
Të shtruar në spitale 469
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 2.174
Testime totale 182.016
Raste pozitive 35.600
Raste të shëruara 17.352
Raste Aktive 17.495
Humbje jete 753
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8904
Fier 1360
Durrës 1312
Korçë 953
Vlorë 875
Shkodër 870
Elbasan 827
Lezhë 757
Berat 524
Gjirokaster 551
Kukës 392
Dibër 170



