Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët e 10 fshatrave dalin në protestë

Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët e 10 fshatrave dalin në protestë

Banorët e 10 fshatrave në Bashkinë e Mirditës, kanë përshkallëzuar reagimin e tyre në lidhje me degradimin e aksit rrugor Rrëshen-Burrel duke sfiduar motin me shi dhe dalë në protestë.

Këtë të premte ata kanë bllokuar aksin rrugor, duke kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës ndërhyrjen për rehabilitimin e kësaj rruge kombëtare, e cila është bërë thuajse e pakalueshme dhe e lënë pas dore.

Infrastruktura e rrënuar sipas tyre ka vështirësuar edhe jetën e mijëra banorëve. Protestës iu bashkua dhe kryebashkiaku demokrat i Mirditës, Albert Melyshi, i cili i bëri thirrje qeverisë për ndërhyrje.

Është një segment i rëndësishëm që lidh edhe me Dibrën, Lurën dhe Matin. Bën madje lidhjen e 3 zonave të qeverisjes vendore. Është një ndër problemet kryesore që kanë banorët. Ndërhyrja është e domosdoshme dhe të bëhet sa më shpejt, jo vetëm për këtë segment, por edhe për të Lurës. Prej korrikut të këtij viti janë ndërprerë punimet, sidomos për segmentin Perlat-Lurë. Segment që zhvillon turizmin malor dhe të të gjithë zonës, i jep ajër dhe frymëmarrje. E drejta e banorëve të protestojnë dhe e imja si kryebashkiak që të ngre zërin për këto probleme dhe zgjidhjen e tyre.

Kjo protestë po ndiqet nga afër edhe nga uniformat e policisë, të cilët ishin paralajmëruar për këtë veprim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy