Protestat, Kulla: Vuçiç i shqetësuar jo vetëm nga perëndimorët, druan se mund ta lëshojë dhe Putin

Protestat, Kulla: Vuçiç i shqetësuar jo vetëm nga perëndimorët, druan se mund ta lëshojë dhe Putin

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla për protestat masive në Beograd thotë se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka frikë se “kokën e tij” e duan dhe rusët dhe amerikanët.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se druan se sa të ulet Donald Trump në zyrën e Presidentit të SHBA, mund të ketë një marrëveshje për Ukrainën, ku do i thuhet Rusisë të marrë çfarë të dojë por se “Ballkani është i yni”.

Drupal Ad

Duke përsëritur që unë nuk jam Asad që të iki në Moskë, ka frikë dhe Moskën.

Nëse ka një marrëveshje mes rusëve dhe amerikanëve, për ndarjen e influencës në Europë, një si Vuçiç nuk duhet më. Ai po e ndjen këtë gjë.

Në protestë ai sheh praninë e flamurit të kishës ortodokse, sheh se ka një sinjal edhe të kishës aty.

Vuçiç është i shqetësuar jo se janë perëndimorët, por se Rusia mund të arrijë një marrëveshje dhe mund ta lëshojë dhe Putini.

Nëse ka një marrëveshje Trump-Putini, Ballkani ngelet me Perëndimin dhe Vuçiç nuk do të duhet më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy