
Aksidentimi i një autobusi në afërsi të Venecias në Itali u ka marrë jetën 21 personave teksa 15 kanë mbetur të plagosur.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë gazetarja Alba Kepi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se janë identifikuar vetëm 7 viktima.
Duke vijuar më tej Kepi tha se Prokuroria ka hapur dosje hetimore për vrasje të shumëfishtë duke shtuar se autoritetet po punojnë duke mbledhur dëshmitë.
Nuk arrijnë të identifikojnë 21 viktimat. Janë identifikuar vetëm 7 prej tyre. Po punohet duke marrë materialin nga kampingu ku ata po qëndronin, dokumentet që kishin dorëzuar dhe përmes kontakteve me familjarët. Mungesë identifikimi ka dhe mes 15 të plagosurve, pasi janë në gjende të rëndë. 4 të plagosur janë në terapi intensive.
Prokuroria ka hapur dosje hetimore për vrasje të shumëfishtë. Janë mbledhur kamerat. Nuk ka shenja frenimi në momentin e aksidentit. Janë marrë dëshmitë e një shoferi tjetër, pasi ka dalë një video tjetër në të cilën shihet që autobusi para rrëzimit është afruar pranë një autobusi tjetër.
Shumica e viktimave janë të rinj, janë 3 minorenë mes tyre. Mes të plagosurve ka dhe fëmijë. Pjesa më e madhe e të plagosurve nuk mund të flasin.



