
Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat malore ku në ekstremin verior të vendit pritet zhviilim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimore, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.
Po-ashtu nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta paraqitet rajoni i Mesdheut ndërsa Europa Lindore dhe rajoni i Balltikut karakterizohen nga vranësira dhe reshje shiu.
Gjithashtu, rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere do të ketë një pjesë e Europës qendrore.



