
Falë suksesit të Amazon, themeluesi Jeff Bezos është personi më i pasur në botë dhe vlen 207 miliardë dollarë. Por kur ai nisi themelimin e kompanisë “Amazon” si një portal për shitjen e librave në internet në 1994-n, Bezos mendoi se biznesi i tij të dështonte.
"Në atë kohë mendoja se kishte vetëm 30% mundësi që të mund të ndërtonim një kompani të suksesshme. Kurrë nuk kam menduar se do të ndërtonim atë që Amazon është sot dhe jam më i befasuari në planet”, tha Bezos në një intervistë në 2000-shin.
Në fakt, Bezos u tha prindërve të tij - të cilët i dhanë djalit të tyre 245 mijë dollarë dollarë për të ndihmuar në ndërtimin e biznesit në 1995-n - se ishte "shumë e mundshme që ata të humbnin të gjithë investimin e tyre në kompani".
Fillimi i Amazon ishte një rrezik për Bezos: Ai la një punë të qëndrueshme në Nju-Jork dhe u zhvendos në Seattle për të filluar Amazon nga garazhi i tij, në një kohë kur shumica e njerëzve nuk dinin as çfarë ishte interneti.
Dhe edhe pse prindërit e Bezos i siguruan mbështetje financiare, ata gjithashtu ishin të shqetësuar për vendimin e tij. "Mos e lë punën. A mund ta bësh këtë në fundjavë dhe gjatë natës?”, ishte një nga kërkesat e nënës së miliarderit.
"Ajo që ka ndodhur në të vërtetë gjatë 25 viteve të fundit në Amazon është shumë larg parashikimeve të mia. Shpresoja të ndërtoja një kompani, por jo një kompani si ajo që shihni sot”, tha ai në një intervistë këtë janar.
Padyshim që gjithçka funksionoi për Bezos. Amazon doli në publik në 1997-n dhe sot kompania qarkullon përfitime prej rreth 1.7 trilionë dollarësh.



