
Pandemia COVID-19 solli shtimin dhe përdorimin e biçikletave dhe si rrjedhojë dhe vjedhjen e tyre. Ky është një fenomen shqetësues në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por Tirana mban numrin më të lartë të denoncimeve.
Çdo ditë në Tiranë denoncohen 20 – 30 raste të biçikletave të vjedhura.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë sw Shtetit për periudhën Janar – Gusht 2019-2021 janë bërë 297 kallzime për vjedhje biçikletash dhe nga këto 53 shtetas janë arrestuar dhe 196 shtetas të tjerë janë proceduar. Po përgjatë kësaj periudhe 96 biçikleta janë sekuetruar dhe nga këto, 30 i janë kthyer pronarëve dhe 66 prej tyre nuk i është gjetur akoma pronari.
Sipas qytetarëve në shumicën e rasteve kur ju është vjedhur biçikleta është marrë denoncimi nga policia, por më pas nuk është bërë më asgjë. Njëri prej tyre thotë për “Xhadat” se atij i kanë vjedhur tre Biçikleta dhe e fundit është ajo e 17 Majit të 2020-s, ditës kur u shemb Teatri Kombëtar.
“Kam denoncuar në policinë e Tiranës vjedhjen e biçikletës disa ditë më vonë, pasi ato ditë Tirana ishte rrëmujë. Gjatë gjithë perjudhës 5- vjeçare po ta llogarisim nga vjedhja e pare, nuk është bërë kurrë asnjë lëvizje zyrtare, nëse mund ta them kështu. Ata ndoshta kanë bërë procedurat e tyre, por unë nuk jam vënë në dijeni se çfarë është bërë me problemin tim”.
Po kështu shprehen edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët thonë se nuk janë të sigurt dhe shumica prej tyre pohon se u është vjedhur biçiklieta më shumë se njëherë. Ata shprehen se I kanë denocuar në polici rastet e vjedhjes, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Disa prej tyre thonë se nuk kanë bërë denoncim, pasi nuk kanë besim te policia. Ata kërkojnë që të merren më shumë masa për këtë çështje.
Sipas ish-shefit të komisariati nr.1, Oliger Torba: “Përsa i përket çështjes së vjedhjes së biçikletave është bërë një punë parandaluese dhe janë evidentuar autorë të këtyre veprave penale, por problemi është se pjesa më e madhe e autorwve janë pothuajse të mitur dhe ky është problem.
Por edhe identifikimi i ktyre biçikletve ka vështirësi pasi kur blihet biçikleta ajo nuk ka numër matrikullimi që të dimë se kujt i përket kjo biçikletë”.
Ai ju bën thirrje qytetarëve që për çdo rast të bëjnë denoncimin pranë organeve kompetente.
Ndërsa kriminologu, Ervin Karamuça shprehet se:“Policia ka një problem me identifikimin e këtyre biçikletave sepse ato prodhohen në seri. Këta që i shesin në dyqane duhet të mbajnë një rregjistër public, ku të shënohet të paktën blerësi i parë dhe t’i mbahet edhe karta e identitetit.
Çështja e vjedhjes së biçikletave nuk mund të trajtohet më nga ana e policisë kriminale si një vepër e dorës së dytë”.



