Është rritur ndjeshëm numri i udhëtarëve që vijnë nga Italia me traget në Portin e Durrësit, raporton korrespondentja e MCN TV.
Përpunimi sipas APD nuk ka krijuar vonesa, pavarësisht numrit të lartë, si të pasagjerëve, ashtu edhe të automjeteve.
Vetëm në hyrje nga Porti i Durrësit janë regjistruar këtë të diel 5913 pasagjerë dhe 1332 mjete (pa kamionët).
Deri tani kanë mbërritur 4 tragete, 3 nga Bari dhe një nga Ankona, ndërsa në mbrëmje priten dhe dy të tjerë.
Sipas APD po punohet me kapacitet të plotë, ku funksionojnë 26 sportele.
Ndërsa, dy tragetet që pritet të vijnë në mbrëmje nga Bari, do të shënojnë vonesa, pasi në Bari po punohet vetëm me 3 sportele.



