Takimi i “Brdo-Brijunit”/ Novosti serb: Osmani dhe Gjaferoviq kundështojnë ashpër Vuçiçin

Takimi i “Brdo-Brijunit”/ Novosti serb: Osmani dhe Gjaferoviq kundështojnë ashpër Vuçiçin

Fillimi i takimit të nivelit të lartë të procesit të njohur si “Brdo-Brijuni” u zhvillua në një atmosferë të elektrizuar, raporton gazeta serbe “Vecernje Novosti”, burimet e së cilës raportojnë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë Shefik Gjaferoviq e ‘sulmuan’ presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Burimet e “Novostit”, thonë se përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiç i kundërshtoi paraprakisht.

Osmani dhe Gjaveroviq thuhet se i reaguan ashpër Vuçiqit, duke thënë se Beogradi po i risjellë platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve. Atyre, sipas “Novostit”, u është kundërpërgjigjur kreu i shtetit serb Aleksander Vuçiç.

Në takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e medias, po marrin pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviqç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Shefik Gjaferoviq dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy