Peru, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në disa zona të vendit

Peru, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në disa zona të vendit

Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për 30 ditë në disa zona të Perusë. 

Qeveria e Presidentes Dina Boluarte shpjegoi se kjo masë vjen për shkak të vazhdimit të tensioneve të rënda sociale. 

Në dekretin e botuar në gazetën zyrtare El Peruano, specifikohet se gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në: Puno, Cusco, Lima, Callao, Andahuayla,Apurímac, Tambopata,Madre de Dios dhe Torata.

Përveç gjendjes së jashtëzakonshme, dekreti përcakton se policia kombëtare e Perusë ruan kontrollin e rendit të brendshëm, me mbështetjen e Forcave të Armatosura, dhe shton se masa do të zbatohet në pesë autostrada.

Së fundi, dekreti prezanton një shtetrrethim të detyrueshëm në rajonin Puno prej dhjetë ditësh, sipas të cilit të gjithë njerëzit do të duhet të qëndrojë në shtëpi ndërmjet orës 20:00 dhe 4:00 të mëngjesit të nesërm.

Ditët e fundit, presidentja peruane Dina Boluarte përsëriti se nuk do të japë dorëheqjen, ndërkohë që protestat dhe bllokimet e rrugëve vazhdojnë në vend. Mbështetësit e presidentit të rrëzuar Pedro Castillo kanë dalë në rrugët e Perusë që nga dhjetori, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe largimin e Boluarte, pasuesit të tij dhe ish-zëvendës presidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy