
Prokurorët e Strukturës Anti-korrupsion kanë kërkuar sot përmes një shkrese zyrtare zgjatjen e mandatit të tyre.
Në kërkesën e siguruar nga MCN Tv, shihet se 15 prokurorët e SPAK, së bashku me kreun e tyre Arben Kraja, kërkojnë nga legjislativi dhe partnerët ndërkombëtarë heqjen e kufizimit në kohë të mandatit.
Ata shprehen se duke pasur një mandat të pakufizuar do jenë më të sigurt në punën e tyre për hetime të botës së krimit dhe politikanëve të korruptuar pasi nuk do ta kenë më frikën e kërcënimit pasi t’i përfundojë mandati.
Prokurorët kërkojnë ndryshimin e ligjit 95/2016 që parashikon se mandati i tyre është 9-vjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje.
Kërkesa tashmë i është dërguar, Kuvendit, komisionit të ligjeve KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë, Yuri Kim.



