Nishani refuzon rimandatimin e Jeronim Bazos në krye të Shtabit të Ushtrisë

Nishani refuzon rimandatimin e Jeronim Bazos në krye të Shtabit të Ushtrisë

Presidenti Nishani ka refuzuar propozimin e qeverisë për emërimin e Jeronim Bazos për një mandat të dytë në krye të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Mandati i tij përfundoi dy javë më parë, kohë në të cilën një komision i përbërë nga gjeneralë vlerësoi se gjeneral major Jeronim Bazo mund të vazhdonte detyrën edhe për një mandat tjetër. Këtë propozim, Ministria e Mbrojtjes ia dërgoi kryeministrit, i cili i vuri firmën dhe i propozoi Presidentit të rifreskonte emërimin, raporton TCH. Publikisht, kreu i shtetit nuk ka dhënë asnjë shpjegim për refuzimin e ish-këshilltarit të tij të mbrojtjes. Burime zyrtare konfirmojnë se Bujar Nishani nuk e ka dekretuar gjeneral major Jeronim Bazon për mosrespektim të Kushtetutës dhe shkelje të ligjit të komandimit zinxhir të Forcave të Armatosura. Sipas arsyetimit të kreut të shtetit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjatë 3 viteve të mandatit të tij të parë nuk ka raportuar asnjëherë tek Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bujar Nishani, nuk i ka dërguar atij asnjë informacion, nuk ka kryer asnjë konsultim për dokumentet, planet apo strukturat e Forcave të Armatosura. 

Një arsye tjetër për refuzimin e emërimit të Jeronim Bazos është se, sipas Presidentit, shefi i shtabit ka nxjerrë jashtë përdorimit të Forcave të Armatosura shumë prona të ushtrisë, pa marrë më parë miratimin nga Komandanti i Përgjithshëm, Bujar Nishani. Një detyrim që, sipas tij, është sanksionuar edhe nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese. 

Refuzimi i Presidentit për emërimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm nuk ka asnjë precedent dhe është e paqartë sesi do të zgjidhet tani ky konflikt i ri mes institucioneve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy