Investimet e huaja/ Xama: Sot s’kemi emra të mëdhenj në Shqipëri, kanë hyrë kompani që e kishin fitimin e garantuar

Investimet e huaja/ Xama: Sot s’kemi emra të mëdhenj në Shqipëri, kanë hyrë kompani që e kishin fitimin e garantuar

Gazetarja Ola Xama duke folur në “Mcn Economy” mbi investimet e huaja direkte, tha që sot nuk ka emra të mëdhenj në Shqipëri. Ajo thekson që më së shumti kemi riinvestime të kompanive ekzistuese. Xama tha se shumë prej kompanive të huaja që kanë hyrë në Shqipëri, e kanë pasur tregun dhe fitimin të garantuar. 

Investimet e huaja direkte, varet si krahasohen, nëse krahasohen nga viti në vit ka një tendencë të ndryshme të rritjes dhe rënies. Në 2009 pesha e investimeve të huaja në raport me GDP-në ka qenë më e lartë në nivelin 11,8, ndërkohë që në 2023-shin është 7,6 për qind, me një tendencë rritje me 0,9 për qind me vitin 2022. Vlera e investimeve të huaja në 9-mujorin e huaj gjatë 2023-shin ishte 1,1 miliardë euro, kjo është shifra më e lartë e regjistruar për një 9 mujor, dhe më e lartë se ajo e vitit 2009. Kalkulimin më të mirë dhe shprehjen më të mirë e bën përqindja në raport me PBB-në. Këtu ne shohim që përgjatë dekadës së fundit, tendenca më e madhe s’është investimi i kompanive të huaja, por investimi i kompanive shqiptare. Po të ishte më i lartë investimi i kompanive të huaja, që vijnë në sektorë të rëndësishëm që kanë edhe nouhau, njohuri, përvojë, tregje, për të vendosur edhe standarde, do të ishte më shumë e dëshirueshme kjo e fundit, ndaj BB gjithmonë sheh të shprehë investimet e huaja në përqindje të GDP-së dhe jo në vlerën e tyre.

Sot na rezulton që s’kemi asnjë nga emrat e mëdha në Shqipëri, qoftë në tregjet e ushqimeve, karburanteve, porteve, aeroporteve. Kemi pasur investime në fushën e energjisë, gazit, por nuk kemi më kompani të huaja që të vijnë dhe të hyjnë në Shqipëri. Kemi riinvestime të kompanive ekzistuese. Kemi edhe raportin e SPAK-ut të vitit 2022 që citon që depërtojnë në tregun shqiptar edhe shumë kompani offshore”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy