Irlanda shfuqizon ligjin mesjetar për blasfeminë

Irlanda shfuqizon ligjin mesjetar për blasfeminë

Irlanda ka votuar zyrtarisht për të dekriminalizuar blasfeminë, një proces ky që shënon ndryshimet e mëdha sociale dhe politike që po bën vendi.

Në një referendum të mbajtur të premten, 65 për qind e votuesve ranë dakord të ndryshonin ligjin mesjetar, që e cilëson si vepër penale çdo koment blasfemues, qoftë ky verbal apo i shkruar.

Ligji deri tani parashikonte që një vepër e tillë të dënohej me gjobë, vlera e të cilës arrin deri në 25 mijë euro.

Edhe pse tentativa e fundit për ndjekje penale daton në vitin 1855, ligji u rikthye në vëmendje kur një personaliteti britanik i televizionit, Stephen Fry, tha në televizionin irlandez se Perëndia ishte "budalla".

Komentet e tij çuan në nisjen e një hetimi të policisë.

Tradicionalisht, Irlanda ka qenë një komb thellësisht konservator, i dominuar nga kisha katolike.

Megjithatë, kohët e fundit ka pasur referendume, që kanë rezultuar në legalizimin e martesës homoseksuale dhe abortit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy